Qeveria i paguan qira Kishës Ortodokse Serbe

Aktuale

Qeveria i paguan qira Kishës Ortodokse Serbe

Më: 1 dhjetor 2017 Në ora: 20:30
Ilustrim

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, kërkoi sot mjete për ta paguar qiranë e objektit që e përdor ministria e tij dhe Agjencioni Kosovar Kundër Korrupsionit, e i cili i takon Kishës Ortodokse Serbe.

Kërkesa e tij u miratua derisa këtë vendim të qeverisë po e cilëson si skandaloz ish-kreu i Agjencisë Kundër Korrupsion, Hasan Preteni.

Sipas tij, objekti është pronë shtetërore dhe për këtë ai ka siguruar edhe dokumentet qysh para pesë vjetëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat