Veseli: Kosova e gatshme ta ndihmoj Shqipërinë në zonat e përmbytura nga shiu

Aktuale

Veseli: Kosova e gatshme ta ndihmoj Shqipërinë në zonat e përmbytura nga shiu

Më: 1 dhjetor 2017 Në ora: 20:56
Kadri Veseli

Kryetari i Kuvendi të Kosovës, Kadri Veseli ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me gjendjen e rëndë në Shqipëri.

Ai ka thënë se institucionet e Kosovës, përfshirë edhe FSK-në janë në gjendje gatishmërie për t’u dalë në ndihmë qytetarëve në zonat e përmbytura nga moti i keq.

“I shqetësuar me gjendjen e rëndë në Shqipëri, pas vërshimeve që kanë përfshirë pjesë të mëdha të territorit atje. Institucionet e Kosovës, përfshirë trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, janë në gjendje gatishmërie për t’u dalë në ndihmë qytetarëve në zonat e përmbytura nga moti i keq. Mendjet dhe zemrat tona janë me ta, shpresoj që kjo gjendje e krijuar nga reshjet të tejkalohet sa më parë”, ka shkruar ai në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat