Çelaj pyet: A do të merrte Shpend Ahmeti vota po të ishte në PDK

Aktuale

Çelaj pyet: A do të merrte Shpend Ahmeti vota po të ishte në PDK

Më: 1 dhjetor 2017 Në ora: 21:23
Lirak Çelaj

Kreu i degës së PDK-së në Prishtinë, Lirak Çelaj, që ishte edhe kandidat i kësaj partie për kryetar të Prishtinës në zgjedhjet e 22 tetorit, ka folur për herë të parë për rezultatin e zgjedhjeve.

Në emisionin televiziv  “038”, Çelaj ka thënë se e pranon rezultatin, derisa vazhdon të besojë se prishtinasit nuk kanë bërë zgjedhjen më të mirë, nëse përfundimisht kryetar do të jetë Shpend Ahmeti.

“Megjithatë unë e pranoj verdiktin qytetar”, ka thënë ai.

Në kuadër të analizës për rezultatin, Çelaj ka thënë se ajo duhet të bëhet nga dikush që nuk ka qenë i përfshirë në fushatë. Nuk ka hequr përgjegjësinë nga vetja, por ka adresuar kritika të forta edhe në drejtim të udhëheqësisë së Partisë Demokratike të Kosovës.

Ka pasur një pyetje, që vetë ka thënë se është hipotetike.

“A do të ishte rezultati i njëjtë sikur Shpend Ahmeti të ishte në PDK? Nuk po e them këtë që ta heq fajin prej vetes, jam kryetar Dege dhe jam i gatshëm të marrë përgjegjësitë që më takojnë. Por janë shumë faktorë dhe mendoj se një analizë duhet ta bëjë dikush që nuk ka qenë i përfshirë”, ka thënë Çelaj, përcjell Koha.net. “Partia Demokratike duhet të reflektojë shumë se si e ka trajtuar Prishtinën dhe strukturat e saj jo vetëm në këto zgjedhje por për gjatë tërë këtyre viteve. Unë mendoj se problemi është në qendër, në mënyrën se si është trajtuar dega dhe Prishtina. Tani po paguajmë fatura të trajtimit nga qendra në të kaluarën”, ka thënë ai, teksa ka shtuar se PDK-ja duhet të reflektojë më shumë, ngase “edhe fitorja në nivel vendi e partisë nuk e ka pasur peshën si do ta kishte nëse do të kishte më shumë pushtet në Prishtinë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat