Haradinaj është hequr nga Lista e INTERPOL’it

Aktuale

Haradinaj është hequr nga Lista e INTERPOL’it

Më: 1 dhjetor 2017 Në ora: 21:45
Ramush Haradinaj, Francë

Kryeministri Ramush Haradinaj më nuk do të jetë pjesë e listës së INERPOL’it. Emri i tij është larguar dhe nga tash Haradinaj mund të udhëtojë pa u frikësuar nga ndonjë arrestim. Konfirmimin se Haradinaj më nuk është ne këtë listë e ka thënë Ministri i Drejtësisë Abelard Tahti.

Ministri i Drejtësisë së Kosovës, Abelard Tahiri, e ka konfirmuar për mediat se emri i kryeministrit Ramush Haradinaj është hequr nga lista e të kërkuarve në INTERPOL.

“ Po, është e vërtetë. Më Ramush Haradinaj nuk është në këtë listë. Konfirmimi për këtë na ka ardhur sot nga INTERPOL”, ka thënë Tahiri. 

Që nga ankesa e bërë nga Policia e Kosovës e deri më sot kanë kaluar më shumë se një vit, por sot, 18 personat e fundit që kanë qenë në kërkim ndërkombëtar nga Serbia për krime lufte apo krime ndaj civilëve gjatë kohës së luftës në Kosovë, janë larguar nga kërkimi në INTERPOL.

Në mesin e këtyre 18 personave ka qenë edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili në dhjetor të vitit të kaluar qe arrestuar në bazë të një urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia, në Mulhouse të Francës. 

Në këtë listë, përveç Haradinajt, bëjnë pjesë edhe Azem Syla, Shukri Buja, Tomor Morina, Sinan Morina, Fadil Kastrati, Murtez Kastrati, Ardian Duraku, Vitor Zefaj, Besim Vokshi, Mahmut Ukshini, Fadil Syleviqi, Sylë Qeriqi, Qamil Pajaziti, Shpejtim Demiri, Azem Olluri, Muharrem Gashi, Bujar Bobani, Rabit Aliji dhe Faruk Noshaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat