100 ditë të Qeverisë Haradinaj, përplasen Haziri, Dardan Gashi dhe Rexhep Selimi

Aktuale

100 ditë të Qeverisë Haradinaj, përplasen Haziri, Dardan Gashi dhe Rexhep Selimi

Më: 1 dhjetor 2017 Në ora: 22:04
Haziri dhe Gashi

100 ditëshi i punës së Qeverisë është temë e debatit të sotëm në emisionin “Debat” të gazetarit Ridvan Berisha.

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi dhe ministri i Diasporës, Dardan Gashi, thanë se 100 ditët e punës kanë treguar rezultate në shumë fusha. Por oponentët e tyre në opozitë, Rexhep Selimi dhe Lutfi Haziri, u kundërpërgjigjën duke thënë se qeveria nuk ka bërë asnjë punë të madhe në këto 100 ditë të qeverisjes. Më kritik dhe më i ashpër për punën e qeverisë ishte nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, i cili paralajmëroi së shpejti edhe mocion mosbesimi ndaj qeverisë Haradinaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat