Thaçi thotë se ka ofruar mbështetjen për luftën kundër korrupsionit, krimeve të luftës e terrorizmit

Aktuale

Thaçi thotë se ka ofruar mbështetjen për luftën kundër korrupsionit, krimeve të luftës e terrorizmit

Më: 2 dhjetor 2017 Në ora: 10:56
Hashim Thaçi

Presidenti Hashim Thaçi ka thënë se gjatë këtij vitit kanë ndërmarrë hapa për shtrirjen e sistemit të drejtësisë në tërë territorin e Kosovës. Ka thënë se 100 gjyqtarë ka emëruar prej tyre 40 nga pakicat.

“Shteti i Kosovës po ndërtohet mbi parimet e barazisë”, ka thënë Thaçi.

“Gjyqtarët kanë detyrën e shenjtë para qytetarëve dhe ligjit”, ka thënë ai.

Në konferencën e Shtatë Gjyqësore, Thaçi ka thënë se ka ofruar mbështetjen për të luftuar korrupsionin krimin e organizuar, krimeve të luftës e terrorizmin.

“Sfidat që kemi kaluar si vend nuk kanë qenë të lehta”, ka shtuar ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat