Haziri: Pasuria më e madhe që e ka lënë Rugova është LDK-ja

Aktuale

Haziri: Pasuria më e madhe që e ka lënë Rugova është LDK-ja

Nga: N.A Më: 2 dhjetor 2017 Në ora: 14:18
Lutfi Haziri

Nënkryetari i LDK-së dhe kryetari i rizgjedhur i Gjilanit e ka përkujtuar ditën e lindjes së ish-Presidentit historik Ibrahim Rugova

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se presidenti Rugova ka inicuar procese dhe ka realizuar ëndrra.

Ja postimi i tij i plotë:

Sot është ditëlindja e presidentit Ibrahim Rugova, njeriut i cili pas 100 vjetësh përpjekje, lufte, sacrifice e rezistence, arriti ta rikthej orientimin e shqiptarëve në Ballkan drejt perëndimit. Ai ka inicuar procese dhe ka realizuar ëndrra. Pasuria më e madhe që presidenti Rugova i ka lënë Kosovës është LDK. Por, po e ripërsëris se këpucët e Ibrahim Rugovës sot të gjithëve iu bien të ngushta!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat