Kjo ishte fjala e fundit që e tha Ibrahim Rugova para se të vdiste

Aktuale

Kjo ishte fjala e fundit që e tha Ibrahim Rugova para se të vdiste

Më: 2 dhjetor 2017 Në ora: 14:31
Ibrahim Rugova

Po të ishte gjallë, ish presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova, sot do të mbushte 73 vjet. I ndjeri ka lindur me 2 dhjetor të vitit 1944 në Cërc të Istogut.

Ai vuante nga një sëmundje e rëndë e cila ishte edhe vdekjeprurëse për të. Rugova vuante nga kanceri në mushkri.

Edhe pse ishte diagnostifikuar më këtë sëmundje, Rugova nuk e ndali aktivitetin e tij politik, duke i prirë delegacionit të Kosovës në negociatat për pavarësinë e Kosovës.

Ndonëse sëmundja e kishte çuar në prag të vdekjes, Rugova sipas djalit të tij, Mendimi nuk dorëzohej. Ish presidenti shpresonte se do ta kalojë edhe këtë sfidë dhe ishte i bindur se do jetë sërish në gjendje t’i prij delegacionit të Kosovës në negociatat që zhvilloheshin në Vjenë.

Mendimi, djali i madh i presidentit ka treguar cila ishte fjala e fundit e Rugovës. “Fjalët e tij të fundit janë kanë me shku në Vjenë…”, ka thënë Mendimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat