Sërish deklarohet policia për videon ku Lushtaku e Gashi shtijnë me armë

Aktuale

Sërish deklarohet policia për videon ku Lushtaku e Gashi shtijnë me armë

Më: 2 dhjetor 2017 Në ora: 15:13
Ndeja te Limaj

Videoja në të cilën Sami Lushtaku e Dardan Gashi shihen duke gjuajtur me armë po hetohet nga policia e prokuroria.

Pasi në medie u publikua videoja që u tha se është xhiruar në festën që Fatmir Limaj e organizoi në Banjë të Malishevës pas lirimit nga akuzat për krim të organizuar dhe shpërdorim detyre, policia dhe prokuroria janë duke hetuar ta atë që ndodhi aty.

Në video shihet që Sami Lushtaku, Dardan Gashi dhe i liruari tjetër nga akuzat Endrit Shala, gjuajnë me armë pa kontroll, vetëm duke hapur dritaret e odës ku festojnë lirimin e Limajt.

Lirie Podrimaj, zëdhënësja e Policisë Rajonale të Gjakovës tha për Kallxo se ky rast po hetohet.

“Me të pranuar informatën në lidhje me rast, Policia e Kosovës respektivisht stacioni policor në Malishevë ka hapur rast. Në koordinim me Prokurorin e shtetit po vazhdojmë me procedura hetimore, mbetemi në kontakt për informata shtesë”, tha Podrimaj.

Festa e lirimit të Limajt përveç me gjuajtje u shoqërua edhe me muzikë folklorike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat