Adnan Rrustemi: Votat me postë u manipuluan

Aktuale

Adnan Rrustemi: Votat me postë u manipuluan

Më: 2 dhjetor 2017 Në ora: 17:11
Adnan Rrustemi

Adnan Rrustemi anëtarë i KQZ-së nga Vetëvendosje, në mbledhjen e KQZ-s e cila u mbajt sot tha se ka hapësirë për prokurorinë për të hetuar mënyrën se si kanë ardhur.

“S’ka asnjë dyshim se votat që kanë ardhur votuesit të regjistruar si votues nga Mali i ZI por edhe nga Serbia ka qenë një proces tërësisht edhe i orkestruar edhe i manipuluar dhe në kanale jo ligjore.

Kjo nuk është për herë të parë, kjo ka ndodhur së paku prej vitit 2013 dhe 2014 kur aplikacionet vijnë në Kosovë nga Serbia dhe Mali i Zi, sidomos nga Serbia komplet të kundërligjshme dhe të menaxhueshme nga organet e shteteve tjera jashtë Kosovë për qëllime politike të caktuara…Në fazën që jemi ne nuk mund të bëjmë tamam regjistrim të votuesve jashtë vendit për herë të parë, por mund ta bëjmë një verifikim siç na obligon edhe vendimi i Gjykatës Supreme dhe PZAP-së”, theksoi Rrustemi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat