Gjykatësit e EULEX-it po barten në Gjykatën Speciale

Aktuale

Gjykatësit e EULEX-it po barten në Gjykatën Speciale

Më: 2 dhjetor 2017 Në ora: 21:46

Gjykata Speciale e cila pritet që të fillojë punën në Janarin e vitit të ardhshëm, do t’i ketë një pjesë të stafit të UNMIK-ut dhe EULEX-it.Kështu thotë, njohësi i çështjeve juridike, Arianit Koci.

Përkundër zhgënjimeve të qytetarëve në disa raste që i ka trajtuar UNMIK-u por edhe EULEXI-, sipas Kocit, këto dy misione nuk mund të quhen të dështuar.

E për Skender Musën, misioni i kësaj gjykate do të arrihet, pasi, që siç thotë ai, kjo Gjykatë për qëllim ka eliminimin e disa politikanëve nga skena politike.Madje edhe ky po thotë që pjesë e stafit të Gjykatës Speciale mund të jenë disa figura që kanë qenë pjesë e EULEX-it dhe UNMIK-ut.Gjykata Speciale do të jetë e vetmja në Evropë që do të ngrit aktakuza të veçanta vetëm për një komunitet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat