Xhavit Haliti ishte ortak me Gani Dreshajn deri vitin e kaluar në dy biznese (Dokument)

Aktuale

Xhavit Haliti ishte ortak me Gani Dreshajn deri vitin e kaluar në dy biznese (Dokument)

Më: 3 dhjetor 2017 Në ora: 14:02
Gani Dreshaj dhe Xhavit Haliti

Kandidati i AAK-së për kryetar të Istogut është shumë i fuqishëm financiarisht. Gani Dreshaj deri më tani ka qenë aksionarë në dy kompani edhe me një deputet të PDK-së.

Deputeti i PDK-së Xhavit Haliti ka hequr dorë nga ortakëria në dy biznese me deputetin e AAK-së, Gani Dreshaj i cili njëherësh është edhe kandidat për kryetar të Komunës së Istogut në rivotimin që do të mbahen më 17 dhjetor.

Vitin e kaluar, deputeti Haliti kishte deklaruar në Agjencinë Kundër Korruptonit se është aksionarë në kompaninë “DBBH Kosova Clinic Management, 70405407”, me  25 për qind të aksioneve që nga viti 2007. Sipas Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve, e cila i rifreskon të dhënat më vonesë, në këtë biznes janë pronarë edhe Roland Josef Berlinger, Olaf Baas e Gani Dreshaj.

Image

Po ashtu, në deklarimin e vitit të kaluar, deputeti Haliti kishte deklaruar se është bashkëpronarë edhe në kompaninë “Markometal Kosova SHPK”, me 33.33 për qind të aksioneve me ortakët Alexander Michael Julius e Gani Dreshaj.

Në deklarimin e vitit 2017,  Haliti nuk ka shënuar aksione në shoqëri komerciale.

I pyetur lidhur më atë se pse nuk janë deklaruar aksionet në dy kompanitë, ka thënë se “Nuk e kam asnjë aksion askund”, duke mos treguar nëse i ka shitur ato, apo i ka bartur tek ndonjë person tjetër.

Image

Si deputet i ri i Kuvendit të Kosovës, pasuria e Dreshajt ende nuk është publikuar në ueb-faqen e AKK-së.

Por, sipas ARBK, Dreshaj është shumë i fuqishëm financiarisht pasi rezultoni të jetë pronarë edhe në disa kompani tjera, ndërsa ka deklaruar se ka biznese edhe jashtë Kosovës. 

Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat