Bulliqaj nesër raporton në Qeveri

Aktuale

Bulliqaj nesër raporton në Qeveri

Më: 3 dhjetor 2017 Në ora: 16:20
Shpejtim Bulliqi raporton në qeveri

Qeveria e Kosovës nesër në mëngjes do ta mbaj mbledhjen e radhës, ku pikë e parë e rendit të ditës është raportimi i kryetarin e komisionit Shtetëror për shënjimin e kufirit me Malin e Zi, Shpejtim Bulliqi.

Kështu thonë burime të mediave, sipas të cilave mbledhja do të fillojë në ora 09:00.

Kryeministri Ramush Haradinaj ditë më parë ka deklaruar se kryesuesi i komisionit për shënjimin e kufirit e ka njoftuar dje që është i gatshëm me raport dhe të gjeturat e tyre.

“I kam propozuar që një mbledhje të ardhshme të vijnë të na propozojnë në mbledhjen e qeverisë. Me siguri si konkluzë do të dalë se marrëveshjen duhet ta procedojë Qeveria në Parlament. Të gjeturat e raportit ia procedojmë Kuvendit. Sa na përket neve si Qeveri pas njohjes së materialit nuk na mbetët shumë punë pos me proceduar në Kuvend. Mundemi të hënën me mbajt një mbledhje të qeverisë por së pari të kemi konsulta paraprake”, tha Haradinaj në mbledhjen e Qeverisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat