‘Nuk jemi këtu ta përqeshim Komisionin e Murat Mehës, të themi se ishin burra të mirë ose të këqinj’

Aktuale

‘Nuk jemi këtu ta përqeshim Komisionin e Murat Mehës, të themi se ishin burra të mirë ose të këqinj’

Më: 4 dhjetor 2017 Në ora: 10:08
Martin Berishaj

Anëtari i Komisionit Shtetëror për Demarkacion me Malin e Zi, Martin Berishaj, ka thënë se Komisioni ka mbledhur faktet e veta dhe po bën një punën duke u bazuar në ligj dhe në përvoja të vendeve tjera se si kanë vepruar në raste të ngjashme.

“Është e drejta sovrane e shtetit që Parlamenti me e dhënë verdiktin e vet”, ka thënë ai.

Berishaj ka thënë edhe se ata nuk janë para qeverisë ta përqeshin Komisionin e kaluar, por janë që të ‘sjellin përvojat dhe faktet e bazuara në ligj”

“Ne nuk jemi këtu kanar me thënë ata janë burra të mirë, ata janë burra të këqinj, por jemi këtu t’i ndihmojmë të drejtës, bazuar në ligj duke ia shtuar edhe përvojat”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat