Zyrtari i LDK-së: Pas dorëzimit të raportit për Demarkacion, presim “kurorëzimin” me një breshëri të shtënash

Aktuale

Zyrtari i LDK-së: Pas dorëzimit të raportit për Demarkacion, presim “kurorëzimin” me një breshëri të shtënash

Nga: Bota sot Më: 4 dhjetor 2017 Në ora: 11:06
Kufiri Kosovë-Mali i Zi

Bajram Gecaj, zyrtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka reaguar pas prezantimit të Raportit të Komisionit shtetëror për Demarkimin e Kufirit me Malin e Zi.

Gecaj, në një postim në Facebook, ka ironizuar me kryetarin e këtij komisioni, duke thënë se Shpejtim Bulliqi, kërkoi që në mënyrë solemne t’ia dorëzojë raportin Kryeministrit, përcjell Bota sot.

Më poshtë postimi i plotë:

Ishte ndezë Shpejtim Bulliqi sot aq shumë sa që as Kryeministri nuk mund ta ndalte...në fund ai kërkoi që në mënyrë solemne t’ia dorëzoj Kryeministrit raportin...mbeti veç edhe kurorëzimi i këtij “eventi” me një breshëri të shtënash, ashtu siç jemi mësuar ti shohim!/BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat