Hoxha: Duhet sa më shpejt të punohet për përmbushje të agjendës evropiane

Aktuale

Hoxha: Duhet sa më shpejt të punohet për përmbushje të agjendës evropiane

Më: 4 dhjetor 2017 Në ora: 12:13
Dhurata Hoxha

Ministrja e Integrimeve Evropiane Dhurata Hoxha tha sot se janë duke bërë përpjekje që sa më shpejt të përshpejtojnë proceset lidhur me obligimet që dalin nga agjenda evropiane e Reformave.

Ministrja Hoxha në takimin e  rregullt të Këshillit Ministror për Integrim Evropian, ku ka marr pjesë edhe kryeministri Ramush Haradinaj kërkoi nga ministrat që të jenë sa më specifik në mënyrë që të kuptojnë se ku ka ngecje.

Pjesë e reformës evropiane është edhe Ligji për Pagat, të cilin në pika të shkurtra e ka prezantuar ministri për Administratë Publike Mahir Yagcilar..

 Hoxha tha se ka progres në disa fusha por që ka ende punë për t’u bërë.

Hoxha: Integrimi nuk është alternativë por është rrugë që e kemi zgjedhur

“Ditëve të fundit gjithë  ne jemi munduar që të bëjmë më të mirën për të përshpejtuar proceset lidhur me obligimet që dalin nga Agjenda Evropiane e  Reformave. Kemi shënuar progres në disa fusha, por konsideroj që mbetet ende për t’u bërë. Kam thënë qysh në fillim të marrjes së mandatit se procesi i integrimit evropian nuk është alternativë, por është rrugë të cilën ne e kemi zgjedhur dhe ne duhet ti kryejmë detyrat tona në mënyrë që të shënojmë progres “, tha Hoxha.

Ajo  tha se pret që ministrat ta kuptojnë se kanë ngecje të procesit për obligimet që i kanë marrë.

Hoxha: Të dimë se kemi ngecje të prioriteteve

“Besoj se kjo metodë e punës do të jetë më efikase dhe do të tregojë rezultate të pritura . Dhe lidhur me tri tema që janë në agjendë e sotme i lus ministrat që të jenë sa më specifik dhe ta njoftojnë Këshillin se ku janë sfidat , si planifikohen të adresohen ato dhe të na njoftojnë se çfarë veprimesh duhet ndërmarr apo si mund të ndihmojë Qeveria dhe të gjithë ne për t’i tejkaluar ato sfida”, tha Hoxha.

Ministri i Administratës Publike Mahir Yagcilar , shkurtimisht e prezantoi projektligjin për Paga, i cili ende nuk është miratuar edhe pse ka pasur një procedim të tij, por më pas është tërhequr nga agjenda.

Yagcilar: Koncept dokumenti i ri rekomandon hartimin e projektligjit të ri të pagave

“Pas tërheqjes së projektligjit për Paga  nga Kuvendi në mars të këtij viti nga Qeveria e kaluar duke u bazuar në rekomandimet e përfaqësuesve të Komisionit Evropian , MAP-i menjëherë filloi punën në hartimin e  koncept dokumentit të pagave. Koncept dokumenti i pagave me datën 15 nëntor është shpërndar për konsultime paraprake në institucionet relevante dhe pas kësaj faze do të vazhdohet me konsultime publike siç kërkohet sipas procedurave ligjore. Koncept dokumenti për paga vendos opsione për vendimmarrësit për secilin problem të identifikuar. Në këtë aspekt , koncept dokumenti i pagave rekomandon hartimin e projektligjit të ri , për të gjithë të punësuarit që marrin pagë nga buxheti i Kosovës.”, tha Yagcilar.

Projektligji i ri për Paga, sipas tij,  do të rregullojë çështjet e fushëveprimit, si paga bazë , shtesat mbi pagën bazë , kompensimet e pagës, mbikëqyrja e sistemit të pagës ku janë disa opsione. Pas këtij prezantimi , takimi i Këshillit Ministrot për Integrime Evropiane ka vazhduar me dyer të mbyllura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat