Pacolli: Do ta bindim Rusinë se politika e saj ndaj Kosovës është e gabuar

Aktuale

Pacolli: Do ta bindim Rusinë se politika e saj ndaj Kosovës është e gabuar

Më: 4 dhjetor 2017 Në ora: 12:40
Behgjet Pacolli

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka thënë se Serbia nuk duhet të thotë se do ta njoh Kosovën por vetëm duhet të veprojë ashtu.

Gjatë një interviste për DW në gjuhë serbe, Pacolli i është shmangur pyetjes se ‘a ekziston ndonjë plan për krijimin e Shqipërisë së Madhe?’.

Sipas DW-së, ministri i Jashtëm beson në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë duke argumentuar se pala kosovare për disa muaj nuk iu është përgjigjur asnjë provokimi serb dhe ka lejuar ardhjen e politikanëve serbë në Kosovë.

Sa i takon polemikave nga ana e Serbisë për një ndarje të mundshme të Kosovës, Pacolli ka thënë se ‘koha kur janë ndryshuar kufijtë tashmë ka përfunduar’.

I pyetur për marrëdhëniet me Rusinë, ai ka deklaruar se Kosova është një vend i vogël dhe duhet të ketë miq ngado.

“Ne nuk zgjedhim blloqe në lindje apo perëndim. Kemi nevojë për një horizont të hapur. Ne jemi vend modern dhe duam të jetojmë në një botë moderne. Nuk kemi asgjë kundër Rusisë është shtet që ne e vlersojmë dhe do të sigurojmë se kemi marrëdhënie të mira më këtë vend”, është shprehur Pacolli.

Ai ka thënë se Kosova do ta bindë Rusinë se e ka gabim që nuk e njeh pavarësinë e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat