Haradinaj: Raporti i prezantuar sot është kredibil

Aktuale

Haradinaj: Raporti i prezantuar sot është kredibil

Më: 4 dhjetor 2017 Në ora: 13:48
Qeveria

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka thënë se raporti i komisionit shtetëror për shënjimin e kufirit është kredibil sepse është hartuar nga njerëz profesionistë të dëshmuar.

Në një postim në Facebook Haradinaj ka thënë se me këtë është dëshmuar se Kosova me versionin e tanishëm është dëmtuar në tërësinë e saj tokësore.

Postimi i Haradinajt në Facebook:

Raporti vlerësues i Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit është kredibil, i hartuar nga njerëz profesionistë të fushave dhe vërteton pretendimet e deritashme, se Kosova me versionin e tashëm është dëmtuar në tërësinë e saj tokësore.

Bazuar në kriteret e prezantuara për demarkimin e kufirit shtetëror, që kanë aplikuar të gjitha shtetet që kanë dalë nga ish-Jugosllavia, aty ku ka shpërputhje kadastrale duhet të përkufizohet mbi bazën e vijës administrative. Kështu ka vepruar edhe Gjykata e Arbitrazhit në verdiktin për rastin slloveno-kroat.

Komisioni Shtetëror e ka argumentuar fuqishëm parimin uti possidetis juris, me çka dëshmohet se deri në Kullë dhe Zhlep, territori është menaxhuar nga Kosova. Vetëm 17% e territorit të Malit të Zi, deri më 2013, është përfshirë në regjistrat kadastralë të kësaj Republike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat