Uran Ismaili: Demarkacionin, nga një problem shtetëror e bëmë problem politik

Aktuale

Uran Ismaili: Demarkacionin, nga një problem shtetëror e bëmë problem politik

Më: 4 dhjetor 2017 Në ora: 16:19
Uran Ismaili

Ministri i Shëndetësisë njëherësh edhe nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili, ka thënë se çështja e Demarkacionit është bërë barrë për të gjithë ne, dhe se kjo barrë duhet të largohet. Ai këto komente i ka bërë në emisionin “Përballje”.

“Unë si ministër i Shëndetësisë kam dëshirë që shëndetësia të debatohej aq shumë sa debatohet Demarkacioni. Kjo temë është duke e zënë Kosovën peng, është bërë një barrë për të gjithë e cila duhet të largohet”, ka thënë Ismaili.

Ai tutje tha se komisioni nuk ka sjellë fakte të reja dhe se për mendimin e tyre nuk ka ndryshuar asgjë.

“Jemi duke e bërë peng rininë tonë, kemi një problem shtetëror që e kemi bërë problem politik. Ne duhet ti japim zgjidhje çfarë e meritojnë qytetarët e Kosovës e jo ta kthejmë sërish në pozicion politik këtë çështje”, u shpreh Ismaili.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat