Kelmendi-Haradinajt: Nuk shkojnë bashkë edhe raporti i Bulliqit edhe versioni aktual për demarkacionin

Aktuale

Kelmendi-Haradinajt: Nuk shkojnë bashkë edhe raporti i Bulliqit edhe versioni aktual për demarkacionin

Nga: A.S Më: 4 dhjetor 2017 Në ora: 17:45
Pika kufitare Kosovë-Mali i Zi

Njohësi i çështjeve juridike, Muhamet Kelmendi thotë se nuk shkojnë bashkë edhe Raporti i Shpejtim Bulliqit që konstaton se Kosova humb territor me Malin e Zi, dhe në të njëjtën kohë të për miratim në kuvend, edhe versioni aktual për demarkacionin.

“Ose Raporti i Bulliqit per Demarkacion me Malin e Zi eshte i drejte ose MARREVESHJA e Hashim Thacit dhe Skender Hysenit eshte e tille.
Te duja nuk shkojne. Qeveria eshte dashur qe njeren nga ato dokumente te rrexone dhe tjetren te dergon ne Kuvend”, ka shkruar Kelmendi.

Ndryshe, sot Qeveria e proceduar në Kuvend për miratim marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi me versionin aktual që e kundërshton kryeministri Haradinaj, raportin e ri të komisionit për demarkacionin që udhëheq, Shpejtim Bulliqi 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat