Reagon zyrtari i LDK-së: Na trego kryeministër, cili presion të detyroi ta shkelësh fjalën e dhënë?

Aktuale

Reagon zyrtari i LDK-së: Na trego kryeministër, cili presion të detyroi ta shkelësh fjalën e dhënë?

Nga: Bota sot Më: 4 dhjetor 2017 Në ora: 17:51
Ramush Haradinaj

Zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj ka reaguar ndaj raportit të komisioni shtetëror për demarkacionin.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Gecaj i ka thënë Haradinajt se i keni thënë Po demarkacionit, derisa e pyet se cili presion e ka detyruar ta shkelë fjalën e dhënë, përcjell Bota sot.

Postimi i plotë:

Qeveria sot i tha PO demarkacionit

Kryeministër, hi syve popullit nuk mundesh me ju hedhë, pa marrë parasysh se çka mund të mendosh ti për ta! Sot aprovuat marrëveshjen e nënshkruar nga Hashim Thaçi. Për të shkuar në Kuvend, ai ligj duhet nënshkruar nga ju Keyeministër. Kuvendi voton ligjin, jo raportin, pasi që raporti nuk është marrëveshje ndërshtetërore, dhe për pasojë nuk i nënshtrohet votimit të Kuvendit. Na trego Kryeministër cili presion të detyroi të shkelësh fjalën e dhënë publike?

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat