Mustafa e pyet sa hektarë ka humbë Kosova, Bulliqi thotë jam i lodhur

Aktuale

Mustafa e pyet sa hektarë ka humbë Kosova, Bulliqi thotë jam i lodhur

Më: 4 dhjetor 2017 Në ora: 18:45
Shpejtim Bulliqi

Ish-kryeministri Isa Mustafa u ka kërkuar anëtarëve të Komisionit dhe Shpejtim Bulliqit, që të tregojnë se pse sot nuk i kanë përmendur 8200 hektarët që dikur thoshin se i ka humbur Kosova. Mustafa ka kërkuar nga Bulliqi që të jap sqarime dhe dëshmi se sa hektar po i humbë Kosova.

“Do të thotë s’ka fol për hektarët. Ndërsa për hektarët është kallë Prishtina dhe Kosova, duke i bindur qytetarët se Kosova ka humb territor. Se dikush e ka shit territorin. Ne presim që edhe Bulliqi edhe shokët e Bulliqit të dalin e t’i gjejnë hektarët për të cilët ata dëshmonin përpara se i ka humb Kosova”, tha Mustafa”, ka thënë Mustafa.

Por, kreu i Komisionit Shtetëror për caktimin e vijës kufitare, Shpejtim Bulliqi nuk ka dashur që t’i komentoj deklaratat e Mustafës. Kontaktuar nga media, Bulliqi është shprehur se është i lodhur ngase sipas tij sot ka pas angazhime të shumta.

“Jam shumë i lodhur. Sot gjatë gjithë ditës kam qenë me punë, kam nevojë për gjumë. Nuk i kam lexuar deklaratat e Mustafës. Nesër mund të flasim për këtë punë”, ka thënë Bulliqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat