“Haradinaj shkeli fjalën e dhënë, të jap dorëheqje” - Bota Sot
“Haradinaj shkeli fjalën e dhënë, të jap dorëheqje”

Aktuale

E hënë, 11 dhjetor 2017

“Haradinaj shkeli fjalën e dhënë, të jap dorëheqje”

H. Orana Nga H. Orana Më 4 dhjetor 2017 Në ora: 19:00
Ramush Haradinaj

Sot Qeveria e Kosovës e ka dërguar çështjen e Demarakcionit në Kuvend, për t’u miratuar nga deputetët. Ky vendim është marrë nga qeveria në krye me Ramush Haradinajn, njëri ndër kundërshtuesit më të mëdhenj të kësaj çështje, në kohën kur Isa Mustafa ishte kryeministër.

Asokohe, kur Haradinaj ishte në opozitë, premtonte se kufirin do ta kthente në Kullë dhe Çakorr.

Image
Bajram Gecaj

Duke u bazuar në këtë premtim të tij, zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj përmes një postimi në Facebook e pyet Haradinajn se cili presion e ka detyruar ta shkelë fjalën e dhënë për kufirin.

Gecaj thotë për “Bota sot”, se në këtë rast Haradinaj duhet të bëj vetëm një gjë.

“Duhet të japë dorëheqje”, thekson Gecaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test