Këta janë 28 kandidatët për guvernator të BQK-së

Aktuale

Këta janë 28 kandidatët për guvernator të BQK-së

Më: 4 dhjetor 2017 Në ora: 19:20
Banka Qendrore të Kosovës

Pas dorëheqjes së Bedri Hamzëz nga pozita e guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës për këtë pozitë kanë aplikuar 28 kandidatë.

Hamza u emërua ministër i Financave në Qeverinë Haradinaj.

Procesin e rekrutimit e udhëheq Bordi i Bankës Qendrore të Kosovës. Ata pas intervistimit i propozojnë Kuvendit një listë të ngushtë të kandidatëve të suksesshëm.

Qeveria e Kosovës ka të drejtë të mbajë qëndrim për njërin nga kandidatët, mirëpo është Kuvendi i Kosovës i cili duhet të zgjedhë guvernatorin e BQK-së.

Pas votimit nga Kuvendi, guvernatori duhet të marrë edhe miratimin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Në bazë të Ligjit për Bankën Qendrore të Kosovës, guvernatori si kryeshef ekzekutiv i BQK-së është pjesë e bordit të këtij institucioni dhe kryesues i bordit ekzekutiv.

Neni 38 i këtij Ligji përcakton edhe mënyrën e emërimit të shefit të saj.

Në pikën 1 të këtij neni thuhet guvernatori dhe anëtarët joekzekutivë të bordit të Bankës Qendrore emërohen për një mandat prej pesë (5) vitesh.

Pika dy e këtij neni thotë se kurdo që paraqitet boshllëku i guvernatorit apo i ndonjërit nga anëtarët joekzekutiv të bordit të Bankës Qendrore, do të konstituohet një panel i përbërë nga anëtarët e tjerë të bordit të Bankës Qendrore dhe guvernatori, ku asnjëri prej tyre nuk kërkon riemërim.

Një panel i BQK-së ka kompetenca për shqyrtimin e të gjithë kandidatëve.

“Paneli do t’i përzgjedhë të gjithë aplikantët në bazë të kualifikimeve dhe performancave gjatë intervistimit dhe do të japë shpjegim me shkrim për një përzgjedhje te tillë. Lista me radhitjen e të gjithë aplikantëve që konsiderohen nga paneli se kanë përmbushur kriteret do të dërgohet në Kuvend të Republikës së Kosovës dhe Qeveri, e cila mund t’i japë një mendim Kuvendit të Republikës së Kosovës, me kusht që ky mendim të dërgohet në Kuvend të Republikës së Kosovës brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve.

Në fund, kompetencat për përzgjedhjen e guvernatorit i takojnë Kuvendit të Kosovës, shkruan kallxo.

“Nga ajo listë, Kuvendi i Republikës së Kosovës do të përzgjedhë një individ për secilën pozitë në bordin e Bankës Qendrore që duhet të plotësohet. Pasi që Kuvendi i Republikës së Kosovës të ketë bërë përzgjedhjen e fundit do t’ia përcjellë presidentit këto propozime, i cili pastaj do të miratojë dhe do të emërojë një person për të plotësuar pozitën”, thuhet tutje në nenin 38 të Ligjit për BQK-në.

Banka Qendrore e Kosovës ka publikuar këtë listë, ku në mesin e tyre ka profesorë universitarë dhe ish-zyrtarë të lartë shtetërorë.

Drilon Mataj
Fehmi Mehmeti
Fatime Rexhepi
Besnik Krasniqi
Shkëndije Himaj
Shukri Gashi
Agron Hajdini
Qëndresa Gashi
Bashkim Isufi
Arben Mustafa
Ardian Uka
Driton Qehaja
Besnik Bislimi
Avni Jashari
Safet Merovci
Shefki Deliu
Sejdi Rexhepi
Mustafë Hasani
Ujkan Bajra
Ilir Aliu
Kujtim Dobruna
Elez Sylaj
Milazim Abazi
Sefedin Zogaj
Flamur Keqa
Naser Rusinovci
Kapllan Halimi
Ekrem Gjokaj

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat