Limaj: Nisma për Kosovën sot është më fuqishme se kurrë

Aktuale

Limaj: Nisma për Kosovën sot është më fuqishme se kurrë

Më: 4 dhjetor 2017 Në ora: 19:41
Fatmir Limaj

Nisma për Kosovën për më pak se 4 vite ka arritur të ketë 230 zyrtarë shtetëror, të cilët shërbejnë për të mirën e qytetarëve të vendit, dhe si e tillë asnjëherë nuk do t’i zhgënjejë ata. Kështu deklaroi mbrëmjen e së hënës kryetari i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj, i cili në një tubim falënderues në Vushtrri, theksoi se Nisma për Kosovën nuk ka qenë asnjëherë më e fuqishme sesa që është sot.

E krejt kjo, Limaj tha se është meritë e besimit që kanë pasur qytetarët e Kosovës ndaj subjektit që ai e drejton.

Limaj: Ne do të punojmë që të mos i zhgënjejmë ata që na besuan

"Për tri vite e gjysmë, kjo parti ka arritur që sot t’i ketë 230 zyrtarë shtetëror, ministra, deputetë, këshilltar, asamblistë. Nesër do të marrim edhe drejtori nëpër komuna të ndryshme. Kjo është e paparë në historinë e politikës së rajonit. Dhe ky sukses i yni, i takon para së gjithash atyre që na kanë besuar. Ne do të punojmë që të mos i zhgënjejmë ata”, u shpreh Limaj.

Me premtimin se Nisma për Kosovën do të vazhdojë të punojë mirë dhe në dobi të qytetarit, Limaj ftoi të rinjtë e Vushtrrisë që të mobilizohen për të vënë në jetë vizionin për të cilin presin shumë njerëz.

Limaj: Me mobilizimin tuaj, do të kemi sukses edhe në Mitrovicë dhe Vushtrri

“Kërkoj nga ju që të shfrytëzoni krejt mundësitë që i keni, të shtriheni e të shpërndaheni nëpër çdo fshat, lagje e qytet. Të fuqizohet ky projekt politik, Nisma për Kosovën. Ju bëjë apel për bashkim dhe afrim me njëri-tjetrin, t’i ndani detyrat, kemi shumë njerëz jashtë që iu presin dhe e presin këtë vizion. Mobilizimi dhe angazhimi juaj do ta përçojë këtë vizion politikë. Me shpresë që djemtë dhe vajzat e reja, intelektualët e rinj do ta bëjnë këtë punë, do të kemi sukses edhe në Mitrovicë dhe Vushtrri”, tha ai.

Ndërsa, ish-kandidati i Nisma për kryetar të Vushtrrisë, Abdullah Vojvoda tha se Nisma për Kosovën ka një lider të jashtëzakonshëm si Fatmir Limaj, ndërsa shtoi se së bashku me qytetarët do të jenë përkrahë tij, për të punuar për zhvillimin ekonomik të vendit.

Vojvoda foli për vendimin e Gjykatës, e cila Fatmir Limajn e shpalli të pafajshëm për akuzat për korrupsion, duke uruar që asnjë qytetari të mos i ndodhin padrejtësi dhe akuza të tilla. Ai shtoi se nuk kishte se si të dënohej një njeri që nuk mori asgjë, porse vetëm sa i dha vendit.

Vojvoda: Kosovës si kurrë më parë, i duhet projekti socialdemokrat i Nismës

“Kosovës si kurrë më parë, i duhet projekti socialdemokrat i Nismës, i cili në qendër e ka mirëqenien e qytetarit. Më lejoni që të përmbyllë fjalën time me shpresën që asnjë qytetari të Kosovës nuk do t’i bëhet ajo padrejtësi që iu është bërë juve më parë”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat