Haradinaj: “Oh kuku çka na bane” – ja si i komenton Bulliqi këto fjalë

Aktuale

Haradinaj: “Oh kuku çka na bane” – ja si i komenton Bulliqi këto fjalë

Më: 4 dhjetor 2017 Në ora: 20:18
Haradinaj dhe Bulliqi

“Oh kuku çka na bane”, tha sot kryeministri Ramush Haradinaj kur kryesuesi i Komisionit për Demarkacionin e Kufirit me Malin e Zi, Shpejtim Bulliqi, i dorëzoi atij dokumentacionin zyrtarisht në sallën e Qeverisë, ku u diskutua raporti i përgatitur nga komisioni.

I pyetur se për çfarë e kishte fjalën Haradinaj kur tha kështu, Bulliqi deklaroi se nuk e ka dëgjuar Haradinajn të thotë këto fjalë, por tha se duhet të ketë qenë për shkak të materialit voluminoz që ai i dorëzoi kryeministrit.

“Atlasi ka qenë pak më i madh, por edhe volumi dokumentacionit ka qenë më i madh. Mund të ketë qenë problemi këtu”, tha Bulliqi.

Sipas tij, raporti i komisionit nuk do duhej të krijoj implikime të reja politike në Kosovë.

“Nuk ish dashtë kjo çështje me pas implikime politike. Situata në të cilën ndodhemi, nuk i lejon asnjë subjekti politik të ketë këtë komoditet. Puna jonë nuk ka pas ngjyrim politik, ka qenë ekskluzivisht e karakterit profesional”, tha Bulliqi.

Ai tha se deputetët do ta kenë mundësinë që të vlerësojnë punën që komisioni i tij e ka bërë.

“Deputetët do ta kenë mundësinë që ta kenë materialin tonë, dokumentacionin tonë, që ta shqyrtojnë”, tha Bulliqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat