Abdixhiku: Pas tre viteve akuza për tradhti, procedohet e njëjta marrëveshje

Aktuale

Abdixhiku: Pas tre viteve akuza për tradhti, procedohet e njëjta marrëveshje

Më: 4 dhjetor 2017 Në ora: 20:20
Lumir Abdixhiku

Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku përmes profilit social në Facebook ka shkruar se pas tre viteve kundërshtim po procedohet në kuvend e njëjta marrëveshje për votim, duke ju referuar kështu demarkacionit.

Abdixhiku ka shkruar se kjo ka shkaktuar tre vjet ngecje në vend dhe nuk nuk është bërë asnjë ndryshim.

"Tre vjet kundërshtim, kallje e akuza për tradhëti – dhe sërish procedohet e njëjta marrëveshje për votim. Asnjë ndryshim. Tre vjet ngecje në një vend. Një eksperiment komik me çmim izolimin e kosovarëve tash e sa kohë", ka shkruar Abdixhiku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat