Reagon Vjosa Osmani, e “turpëron” Ramush Haradinajn

Aktuale

Reagon Vjosa Osmani, e “turpëron” Ramush Haradinajn

Nga: B.S Më: 4 dhjetor 2017 Në ora: 21:12
Vjosa Osmani dhe Ramush Haradinaj

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, përmes një postimi në facebook, ka reaguar pas votimit te kryeministrit Ramush Haradinaj për dërgimin e marrëveshjes për demarkacion në Kuvend.

Ai përmes dy fotografive të postuar në facebook, ka kujtuar kohën kur Haradinaj ia kishte hedhur në fytyrë këtë marrëveshje Murat Mehës, ish kryetar i komisionit për demarkacion.

“Po, po: ështe po e njëjta marrëveshje e vitit 2015. Asnjë pikë, asnjë presje s’ka ndryshuar. Po e njëjta marrëveshje nëpërmjet së cilës dhuna dhe akuzat për tradhti ishin bërë përditshmëri. Po të njëjtën, sot e votoi Kryeministri dhe kabineti i tij qeveritar”, ka shkruar Osmani, përcjellë “Bota sot”.

Ja postimi i plotë:

Dy fotografi - E njëjta marrëveshje

A është e mundur që e gjithë ajo vëmendje sot ishte te reagimi “kuku, kuku” i Kryeministrit, e jo te fjalët që i tha përderisa ngriste dorën për të votuar PËR: “Miratohet/Aprovohet Marrëveshja për Shënjimin e Kufirit në mes të Kosovës e Malit të Zi”.
Po, po: ështe po e njëjta marrëveshje e vitit 2015. Asnjë pikë, asnjë presje s’ka ndryshuar. Po e njëjta marrëveshje nëpërmjet së cilës dhuna dhe akuzat për tradhti ishin bërë përditshmëri. Po të njëjtën, sot e votoi Kryeministri dhe kabineti i tij qeveritar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat