Zbulohet shuma, ja sa u paguan anëtarët e Komisionit Bulliqi

Aktuale

Zbulohet shuma, ja sa u paguan anëtarët e Komisionit Bulliqi

Më: 4 dhjetor 2017 Në ora: 21:29
Anëtarët e Komisionit Bulliqi

Komisioni për Shënimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, i udhëhequr nga Shpejtim Bulliqi, sot ia ka paraqitur Qeverisë Haradinaj në një mbledhje të saj raportin e tij për demarkacionin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Raporti, i përpiluar pas disa javësh punë të këtij komisioni, është proceduar nga Qeveria për në Kuvendin e Kosovës, pas shqyrtimit të tij.

Ky raport i ka kushtuar shtetit pothuajse 50 mijë euro. 

Kjo është shuma që Qeveria ka ndarë për pagimin e anëtarëve të Komisionit për Demarkacionin.

Saktësisht 49 mijë e 40 euro i ka ndarë Qeveria disa javë më parë për punën e këtij komisioni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat