Ismaili: Thaçi është përçarës i madh, Veseli s’di si u bë pjesë e Universitetit Sheffield

Aktuale

Ismaili: Thaçi është përçarës i madh, Veseli s’di si u bë pjesë e Universitetit Sheffield

Më: 4 dhjetor 2017 Në ora: 22:55
Fisnik Imaili

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Fisnik Ismaili, ka folur për figurave të njohura politike, që aktualisht janë në krye të institucioneve më të larta shtetërore.

Ai duke folur për presidentin aktual të Kosovës, Hashim Thaçi dhe liderin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka thënë se nuk ka fare respekt për ta.

“Hashim Thaçi ka qenë dhe do të mbetet përçarësi më i madh. Ai ka qenë përçarësi më i madh edhe gjatë luftës. Nuk është që kam pasur respekt ose kam respekt për këtë person. Ai e ka treguar fytyrën e vërtetë përçarëse”, ka shtuar Ismaili.

Në anën tjetër, ai ka folur edhe shefin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, duke thënë se njohjen e parë me këtë të fundit e ka pasur gjatë studimeve master në Universitetin e Sheffield në Greqi, duke shtuar se është befasuar se si ka përfunduar Veseli aty.

“Të jesh pjesë e atij universiteti, aso kohe duhet ta kishe një anglishte shumë të mirë dhe njohuri tjera, e të cilat Veseli asnjërën nuk e ka. Anglishtja e tij është tepër e dobët. Ai ka qenë tepër i padrejtë me punën e tij në nën tokë edhe gjatë punës së tij mbi tokë dhe si kryetar i Kuvendit”, ka shtuar Ismaili.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat