“U dorëzu Ramush Haradinaj”

Aktuale

“U dorëzu Ramush Haradinaj”

Nga: B.S Më: 4 dhjetor 2017 Në ora: 23:30
Ramush Haradinaj

Profesori Binak Maxharraj, përmes një postimi në facebook, ka komentuar vendimin e sotëm të qeverisë për demarkacionin. Ai ka thënë se sot është dorëzuar Ramush Haradinaj.

“Ne cilën ane u rreshtove ti z.Kryeminister, ne anën e Mehes apo te Bulliqit. Ku do te mbetesh nesër ti z. Kryeministër nëse votohet Raporti i Komisionit Meha e, jo ai i Bulliqit, sepse Rreth kësaj dileme z. Kryeministër u humben me shume se dy vite kohe kot”, ka shkruar Maxharraj, përcjellë “Bota sot”.

Ja postimi i plotë:

U DORZU RAMUSH HARAJDINAJ.

Sot Qeveria e Kosovës e paska miratua raportin, ku Kosova nuk humbe toke, të Komisionit Murat Meha.

Marrëveshja e Komisionit Meha se bashku me te gjeturat e Komisionit Bulliqi, ku thuhet se:

Kosova vërtet po humbe toke do ti dërgohet Kuvendit te Kosovës. Kështu ne Kuvend po dërgohet mjegullina, tumnaja, ferfllaza me stuhi, sepse Deputetet nuk dijen se çka te votojnë raportin e Komisionit Meha me te cilin Kosova nuk po humbe toke (teritor) apo Raportin e Komisionit Bulliqi, ku thuhet dhe argumentohet se Kosova po humbe teritor.

Ne cilën ane u rreshtove ti z. Kryeministër, ne anën e Mehes apo te Bulliqit.

Ku do te mbetesh nesër ti z. Kryeministër nëse votohet Raporti i Komisionit Meha e, jo ai i Bulliqit, sepse

Rreth kësaj dileme z. Kryeministër u humben me shume se dy vite kohe kot.

Heronjtë dhe gjeneralët e vërtet nuk dorëzohen për çështjet e rëndësishme te kombit, ata luftojnë deri ne fund, sepse mbaje mend z. Kryeministër me e rëndësishme është fytyra se sa pozita.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat