Mali i Zi nuk e bën 'hesap' raportin e Shpejtim Bulliqit, vjen deklarata zyrtare

Aktuale

Mali i Zi nuk e bën 'hesap' raportin e Shpejtim Bulliqit, vjen deklarata zyrtare

Më: 5 dhjetor 2017 Në ora: 09:28
Srdjan Darmanovic

Podgorica zyrtare përfundimisht nuk do të bëjë Marrëveshje të re me Kosovën rreth çështjes së vijës kufitare. Këto deklarata vijnë pas publikimit të raportit të djeshëm nga Qeveria e Ramush Haradinajt rreth çështjes së Demarkacionit ndërmjet dy shteteve.

Ministri i Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Srdjan Darmanovic deklaroi se ka përfunduar historia e demarkacionit me Kosovën. Sipas tij, vlerësimi i komisionit të ri qeveritar nuk është aspak i drejtë.

“Çështja e demarkacionit tani është problemi i Kosovës. Parlamenti i Malit të Zi nuk ka anuluar një Marrëveshje Ndërkombëtare dhe kjo nuk do të ndodhë në këtë rast”, deklaroi ai, duke apeluar Prishtinën që ta respketojë marrëveshjen paraprake.

Ndryshe, Qeveria “Haradinaj” dje ka marrë vendim që Marrëveshjen aktuale e Demarkacionit të dërgohet për votim në Kuvend.
Derisa bashkë me të ekzekutivi ka aprovuar që në Parlament ta nisë edhe raportin përfundimtar të Komisionit të Ri Shtetëror për Shënjimin e Kufirit me Malin e Zi i cili është drejtuar nga Shpejtim Bulliqi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat