Gecaj e quan koalicion të kundërthënieve, qeverinë Haradinaj

Aktuale

Gecaj e quan koalicion të kundërthënieve, qeverinë Haradinaj

Nga: A.S Më: 5 dhjetor 2017 Në ora: 10:27
Ilustrim

Anëtari i LDK-së, Bajram Gecaj, thotë se për koalicionin PANA më e rëndësishme është ndarja e pushtetit se sa interesat madhore të shtetit të Kosovës.

Në një koment në profilin e tij në Facebook, ai ka shkruar se kjo qeveri përbën një koalicion të kundërthënieve.

Ky është komenti i tij i plotë në Facebook:

KOALICIONI I KUNDËRTHËNIEVE !

Na ishte thënë e stërthënë se ne nuk merrnim dot vendime të mëdha, ndërsa jo më larg se mbrëmë Ahmet Isufi deklaroi se gjithsecili në koalicioni i tyre, të 24 partitë, mund të mbanin qëndrime të ndara politike. Pra, një koalicion ku harmonia qeverisëse, çështjet e mëdha dhe çuarja para e interesave shtetërore nuk kishte fare rëndësi, por ku rëndësi ka vetëm ndarja e “tortës” së pushtetit për aq sa t’u ecte kungulli mbi ujë! Një qeveri e tillë duhet të zhduket në harresën e historisë sa më parë që të jetë e mundur!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat