Ja pse Haki Abazi po kërkon largimin e PDK-së nga qeveria

Aktuale

Ja pse Haki Abazi po kërkon largimin e PDK-së nga qeveria

Nga: Albulena Jahaj Më: 5 dhjetor 2017 Në ora: 10:36
Ilustrim

Çështja më e diskutuar e këtyre ditëve është ajo për demarkacionin që ka sjellë reagime të shumta dhe pa kënaqësi në lidhje më raportimin e komisionit për demarkacion më Malin e zi dje në mbledhjen e qeverisë.

Gjatë prezantimit të raportit të ‘Komisionit Bulliqi’, që është themeluar për të vlerësuar punën e ‘Komisionit Meha’, ka pasur vërejtje të mëdha për punën e këtij ish-komisioni.

Anëtarët që kanë folur veç e veç kanë nxjerr përfundime se puna e ‘Komisionit Meha’ ka shumë të meta e gabime, dhe si rezultat i kësaj sipas tyre, Kosova ka humbur territor.

Njohësi i çështjeve politike Haki Abazi ka dhënë ide se si mund të dilet nga kjo gjendje dhe se partitë tjera përveç PDK-së duhet të arrin një konsensus të përbashkët për procedimin e çështjes se demarkacionit.

“Përfundimi i arritur ka qenë i pritur dhe nuk është befasues. Duke qenë se kjo qeveri ka trashëguar ketë problem ashtu siç kishte trashëguar ajo para kësaj duhet gjetur një zgjedhje. Mendoj largimi i PDK-së nga qeveria është hapi i parë si dënim ndaj kësaj që ka ndodhur dhe e dyta është arritja e një konsensusi të përbashkët më partitë tjera për procedimin e kësaj çështje” ka thënë Abazi.

Sipas tij edhe sikur të ratifikohet marrëveshja ashtu siç është nënshkruar raporti është i frytshëm për negociatat tjera më Malin Zi qoftë për pasuritë e Kosovës apo çështje tjera bilaterale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat