Haradinaj inicion Ligjin për Vullnetarizëm

Aktuale

Haradinaj inicion Ligjin për Vullnetarizëm

Më: 5 dhjetor 2017 Në ora: 10:39
Ramush Haradinaj

Në Ditën Ndërkombëtare të Vullnetarizmit, në shenjë falënderimi për të gjithë vullnetarët e Kosovës, kryeministri Ramush Haradinaj ka ndërmarrë nismën për vendosjen e bazave të një sistemi dhe për krijimin e një ambienti më të favorshëm për zhvillimin e vullnetarizmit në Kosovë , duke marrë vendim për krijimin e ekipit për hartimin e Koncept-Dokumentit për Ligjin për Vullnetarizëm.

“Shteti duhet të njeh më shumë vlerën e vullnetarizmit në vend. Në Kosovë mund të ketë sukses ekonomik dhe social nëse Qeveria miraton nisma të politikave, ligjeve dhe rregulloreve, të cilat i promovojnë dhe shpërblejnë aktivitetet vullnetare”, tha kryeministri Haradinaj.

Zyra e Kryeministrit/Zyra për Qeverisje të Mirë, me përkrahjen e Projektit të Asistencës Teknike të BE-së, kanë kryer Studimin mbi Vullnetarizmin në Kosovë. Për të tejkaluar të gjitha sfidat e shpalosura në këtë raport, nevojiten zgjidhje dhe mundësi praktike nga shteti, pra, kërkohet të ndërmerren veprime për hartimin dhe miratimin e Ligjit mbi Vullnetarizmin.

Ligjit mbi Vullnetarizmin do t’i paraprijë koncept-dokumenti që do të:

Përkufizojë parimet, kushtet, nxitjet, të drejtat dhe obligimet e vullnetarizmit,

Caktojë përgjegjësi të veçantë në një institucion i cili do të mbikëqyr vullnetarizmin,

Caktojë mekanizmat për monitorimin dhe vlerësimin e punës vullnetare,

Përfshijë dispozitat mbi standardet etike dhe cilësore,

Caktojë standardet dhe procedurat minimale për vullnetarizëm dhe do

Vendos modelin e duhur të regjistrave për evidentimin e vullnetarëve, modelet e kontratave, certifikatat.

Përshtatja e vazhdueshme e standardeve të cilësisë në vullnetarizëm mund të arrihen vetëm nëse ato zhvillohen paralelisht me një infrastrukturë më të fortë dhe me mbështetëse të vullnetarizmit.

Zyra e Kryeministrit/Zyra për Qeverisje të Mirë dhe Zyra Ligjore në koordinim të plotë me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Ministrinë e Administratës Publike dhe institucionet tjera përgjegjëse për këtë fushë do ta marrin këtë përgjegjësi për hartimin dhe finalizimin e këtij dokumenti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat