Nuk caktohet seanca për demarkacionin, ja çfarë thotë Sherifi

Aktuale

Nuk caktohet seanca për demarkacionin, ja çfarë thotë Sherifi

Më: 5 dhjetor 2017 Në ora: 11:33
Bilall Sherifi

Kryesia e Kuvendit të Kosovës nuk ka arritur të caktojë datën e seancës së Parlamentit të Kosovës lidhur me trajtimin e çështjes së demarkacionit me Malin e Zi.

Këtë gjë e ka bërë të ditur edhe vetë shefi i Grupit Parlamentar të Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi.

Ai para gazetarëve ka thënë  se menduan se sot do të caktohej kjo seancë por që demarkacioni  nuk ishte në rend të ditës.

“Varet nga kryetari i Kuvendit se kur do ta bëjë të ditur caktimin e kësaj seance”, ka thënë Sherifi.

Ai gjithashtu ka përkujtuar se qëndrimi i Nismës karshi kësaj çështje është i njëjtë, vazhdon të kundërshtohet.

“NISMA e ka bërë të ditur se një marrëveshje për të cilën pa e ndryshuar asnjë germë, në opozitë kemi qenë kundër, edhe nga prizmi i pushtetit ta votonim do të ishte hipokrizi dhe tallje pas dy vite e gjysmë kundërshtim. Versioni aktual i nënshkruar nga qeveria e kaluar është i papranueshëm dhe si i tillë do të kundërshtohet në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Sherifi.

Ai ka thënë gjithashtu se nuk është çudi se partneri në koalicion e përkrahë sepse e pati nënshkruar dhe se nëse s’do ta përkrahte do të ishte mrekulli e që sipas Sherifit, mrekullitë nuk ndodhin në këtë vend.

“Ne me dallim ke mi hy në koalicion, me dallim kemi zhvilluar fushatën dhe me dallime kemi formuar qeverinë.S’ka diçka për t’u befasuar. Nga 37 sa ishin ranë në 22 për demarkacionin, nuk është se qytetarët po i tradhtojnë ata”, ka përfunduar Sherifi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat