Veseli: Kufiri me Malin e Zi është mbushë mina, krejt kemi ra

Aktuale

Veseli: Kufiri me Malin e Zi është mbushë mina, krejt kemi ra

Më: 5 dhjetor 2017 Në ora: 11:38
Kadri Veseli

Kryeparlamentari dhe kryetari i PDK’së, Kadri Veseli ka thënë se ‘të gjithë kanë rënë në minat e kufirit’ me Malin e Zi.

Ai ka thënë se qëndrimi i PDK’së dihet tash e dy vjet për këtë çështje.

‘Tanë kena ra në mina të shënimit të kufirit, krejt ish mushë kështu”, ka thënë Veseli në hyrje të deklaratës së tij para gazetarëve.

“Sot kishin qenë pak të ngarkumë kolegët. Projektligji njëhëerë duhet të kalojë në Komision e pastaj vjen në Kuvend.  Nuk është çështje partiake, as nuk do të duhej të ishte çështje e opozitës apo pozitës. Duhet të përfundojë çështja e shënimit me Malin e Zi dhe të kalojmë kah Serbia. Po ju jepim mundësi armiqëve të shtetit që të kenë involvim në çështjet tona të shtetit”, ka thënë Veseli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat