Sherifi tallet keq me PDK’në: Ju ‘ratë’ në 22 deputetë sepse jeni pro demarkacionit

Aktuale

Sherifi tallet keq me PDK’në: Ju ‘ratë’ në 22 deputetë sepse jeni pro demarkacionit

Më: 5 dhjetor 2017 Në ora: 12:02
Bilall Sherifi

Deputeti i NISMA’s për Kosovën, Bilall Sherifi është tallur me PDK’në duke thënë se kjo parti ka rënë nga 37 deputetë në 22 pikërisht për shkak se ishte pro versionit aktual të demarkacionit.

Ai ka thënë se nuk e di çka do të ndodhë tutje, port ha se partitë e koalicionit PAN, kanë hyrë me dallime të mëdha në koalicion.

“Një marrëveshje për të cilën pa e ndryshu asnjë germë kemi qenë kundër në opozitë dhe tani nga pushteti ta votojmë sit ë tillë, do të ishte tallje me qytetarët. Vazhdojmë të besojmë se version i nënshkruar nga thaci është i papranueshëm dhe si i tillë nuk duhet të votohet. Ne me dallime kemi hy edhe në koalicion parazgjedhor. Me dallime kemi hy, me dallime kemi vazhduar fushatën, me dallime kemi formuar Qeverinë sa i përket çështjeve të mëdhaja. Nga 37 në 22 ranë ata që ishin për demarkacion.  Partitë që ishin kundër demarkacionin, në kuvend sot janë 48”, ka thënë Sherifi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat