VV do të votojë kundër buxhetit të vitit 2018

Aktuale

VV do të votojë kundër buxhetit të vitit 2018

Më: 5 dhjetor 2017 Në ora: 12:36
Ymeri dhe Kurti

Lëvizja Vetëvendosje do të votojë kundër Projektligjit për Buxhetin për vitin 2018, për shkak se sipas tyre draft-buxheti për buxhetin e këtij viti, nuk asnjë ndryshim ndaj atij paraprak

“Lëvizja Vetëvendosje është kundër këtij lloj buxhetimi është kundër këtij projeksioneve mashtruese sa i përket zhvillimeve ekonomike në vend dhe mendojmë se përfundimisht duhet të ndalet kjo logjikë qeverisëse që po e dëmton rëndë potencialin ekomomik”, tha deputeti i VV-së, Visar Ymeri.

‘Edhe në vitin e kaluar në prezantimin e draft-buxhetit flitej me optimizëm për rritje ekonomike dhe promovohej me të madhe buxheti 2 miliardësh. E më vonë është korrigjuar deri diku kjo papërgjegjshmëri e qeverisjes së kaluar’,  shtoi Ymeri.

Sipas Ymerit, të hyrat e parashikuara janë të fryra dhe joreale, kurse shpenzimet pritet të mbulohen nga borxhet.

“Deficiti buxhetor në vitin e kaluar ishte 300 milionë euro, ndërkohë që në këtë buxhet është 277 milionë euro’, tha Ymeri.

E gjithë rritja e projektuar sipas Ymerit është në tatimin në vlerë të shtuar  të grumbulluar nga Doganat dhe detyrimet doganore me çka edhe më tej rritet varësia buxhetore nga importi i mallrave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat