Çfarë raporti ka ambasadori britanik me presidentin Thaçi?

Aktuale

Çfarë raporti ka ambasadori britanik me presidentin Thaçi?

Nga: G.B Më: 5 dhjetor 2017 Në ora: 13:14
Ruairi O’Connell dhe Hashim Thaçi

Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell i është përgjigjur një qytetari në Facebook, për raportin e tij me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe arsyen e mungesës në inaugurimin e tij si presidenti.

Qytetari e ka pyetur nëse ka qenë kundër zgjedhjes së tij, që nuk ka shkuar, përcjell Bota sot.

O’Connell ka thënë se nuk ka të bëjë fare kjo dhe se ka marrëdhënie të mira pune me presidentin, sikur me liderët tjerë në Kosovë.

“Nuk do te thote ajo fare. Une kam qene duke sherbyer ne Kosove ne diten qe Mbreteria e Bashkuar e ka njohur pavaresine e Kosoves. Kosova eshte vend i pavarur dhe sovran. Ju i zgjedhni vete lideret tuaj, dhe ne nuk jemi as per e as kunder ndonje figure politike per ndonje post politik. Kam marredhenie shume te mira pune me Presidentin, ashtu sic kam me shume lidere tjere kosovare”, është përgjigjur O’Connell./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat