Lumir Abdixhiku: LDK do të votojë kundër buxhetit

Aktuale

Lumir Abdixhiku: LDK do të votojë kundër buxhetit

Më: 5 dhjetor 2017 Në ora: 13:32
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se partia e tij do të votojë kundër buxhetit të luksit.

“Ne do të votojmë kundër buxhetit për vitin 2018, ky buxhet është i luksit, është i zëvendësministrave, nuk është buxhet i shëndetësisë, arsimit…”, ka thënë Abdixhiku në Kuvend, ku po diskutohet për draftbuxhetin e vitit 2018.

Më herët deputeti Avdulla Hoti i cili ka qenë edhe ministër i Financave tha se projektbuxhetin për vitin 2018 i prezantuar nga Qeveria e kthen Kosovën në vitin 2015.

“Është për keqardhje që pas tri viteve kur Qeveria e kaluar ka punuar për një buxhet stabil, sot Qeveria Haradinaj prezantoi një draftbuxhet që na kthen në vitin 2015”.

“Ky buxhet e degradon ekonominë e vendit”.

Ndër të tjera Hoti ka thënë se më këtë buxhet Kosova nuk mund të krijojë rritje ekonomike, trendi i rritjes do të përgjysmohet, eksporti do të zvogëlohet, do të rritet buxheti për numrin e madh të zëvendësministrave që janë emëruar në Qeveri.

Porjketibuxheti për vitin 2018 është prezantuar nga ministri i Financave, Bedri Hamza.

Ai ka thënë se ministria që drejton duke respektuar gjitha procedurat ligjore ka përgatit dhe aprovuar në Qeveri projektligjin për vitin 2018.

“Ky draft buxhet është i harmonizuar me të gjithë edhe me FMN. Jemi të bindur që kemi bërë më të mirën për shpërndarjen e drejt të parasë publike.  Gjatë përgatitjes jemi fokusuar në vitin 2018 duke pasur parasysh edhe implikimet për vitet vijuese”, ka thënë Hamza në foltoren e Kuvendit.

“Ky draft buxhet nuk do të shihet vetëm për vitin 2018 por edhe për periudhë afatmesme”.

Ai ka thënë se do të ketë rritje ekonomike stabile dhe të qëndrueshme, politika tatimore, dhe lehtësira për prodhuesit vendor, njofton Klan Kosova.

“Në vitin 2018 të matet përmes Bruto Produktit dhe do të jetë 4.6 përqind në terma real kurse në terma nominal prej 6 përqind. Rritje të njëjtë ka projektuar edhe Banka Botërore”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat