Isufi flet për rezultatin e AAK-së dhe 100 ditëshin e qeverisë

Aktuale

Isufi flet për rezultatin e AAK-së dhe 100 ditëshin e qeverisë

Diana Bunjaku Nga Diana Bunjaku Më 5 dhjetor 2017 Në ora: 15:40
Shefi i Grupit Parlamentar Ahmet Isufi

Shefi i Grupit Parlamentar Ahmet Isufi, në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka folur lidhur me rënien e AAK-së në zgjedhjet nacionale dhe rritjen e saj në ato lokale.

 Sipas tij, që nga fillimi i punës së qeverisë Haradinaj, në AAK, ka pasur veprime energjike dhe vendime konkrete.

Sipas tij, qeveria e tanishme ka filluar t’i përmbush obligimet të cilat kanë mbetur më herët dhe t’i zgjidhin problemet e prolonguara dhe të neglizhuara.

“Dallimi nga qeveritë tjera është se ka më shumë disiplinë në punë, me shumë përgjegjësi në zbatim të vendimeve madje edhe zgjatje të orarit të punës duke llogaritur edhe ditët e vikendit. Kjo mënyrë e sjelljes dhe kjo përgjegjësi e shtuar ka bërë që qeveria Haradinaj bazuar edhe në hulumtim e UNDP-së, të ngritët niveli i besueshmërisë dhe të shtohet entuziazmi për ditë më të mira për qytetarët e Kosovës. Ndër vendimet më të rëndësishme që janë marrë gjatë kësaj periudhe të 100 ditëshit është shkarkimi i komisionit për demarkimin e kufirit dhe emërimi i menjëhershëm i komisionit të ri, i cili në afat rekord ka përmbushur obligimin e vet për ta përgatitur raportin dhe të njëjtin t'ia përcjellë qeverisë”, ka thënë shefi i Grupit Parlamentar në AAK, Ahmet Isufi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat