PDK-ja i dërgon tri ankesa në Gjykatën Supreme

Aktuale

PDK-ja i dërgon tri ankesa në Gjykatën Supreme

Më: 5 dhjetor 2017 Në ora: 16:52
Kreu i PDK-së, Kadri Veseli

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka dorëzuar sot në Gjykatën Supreme tri ankesa lidhur me vendimin e fundit të PZAP-së.

PDK-ja është ankuar për Prizrenin, Klinën dhe Rahovecin.

Këtë për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i PDK-së, Blerdan Stavileci.

“Për tri komunat kemi dërguar ankesë në Gjykatën Supreme, pra për Prizrenin, Rahovecin dhe Klinën”, ka thënë Stavileci. Supremja i ka 72 orë në dispozicion për të marrë vendim për këto ankesa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat