Baftiu: 10 mijë euro një aparat fotografik ndërsa mjekësia ne Kosove është në gjendje të mjerë

Aktuale

Baftiu: 10 mijë euro një aparat fotografik ndërsa mjekësia ne Kosove është në gjendje të mjerë

Nga: Nebi Ajeti Më: 5 dhjetor 2017 Në ora: 16:49
Besa Baftiu

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Besa Baftiu ka folur në seancën e Kuvendit, ku po bisedohet rreth votimit te buxhetit, për gjendjen e rendë në qendrat klinike të Kosovës.

Baftiu tha se Spitalet e Kosovës janë në gjendje të mjerë ku nuk investohet në to, dhe shumica e pacientëve duhet të udhëtojnë jashtë vendit, për mjekim të mëtutjeshëm, ndërsa nëse nuk ka të ardhura individi, duhet të pajtohet me fatin që e pret në Kosovë, përcjell Bota sot.

“Është e çuditshme se si presidenca blen një aparat fotografik 10000 mijë euro, ndërsa nuk investohet mjaftueshëm për qendrat klinike në Kosovë, ku janë në gjendje të mjerueshme”

Gjithashtu Baftiu reagoi edhe për “Ligjin për emergjenca” ku nuk ishte paraparë në tërësi për buxhet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat