Ambasadori Amerikan e quan gjepura raportin e Bulliqit

Aktuale

Ambasadori Amerikan e quan gjepura raportin e Bulliqit

Më: 5 dhjetor 2017 Në ora: 17:32
Greg Delawie

Në paralajmërimin e tij në Facebook, gazetari ka shkëputur pjesë të intervistës në Rubikon me ambasadorin Amerikan Delawie, e cila do te transmetohet sonte. Kelmendi ka lënë të kuptohet se raporti i Bulliqit sipas ambasadorit amerikan, nuk është gjë tjetër përveç thjesht "gjepura".

Ambasadorit amerikan të Kosovës, Greg Delawie, raporti i Komisionit të kryesuar nga Shpejtim Bulliqi, nuk ia ka mbushur syrin. Për të, ky raport, nuk përmban asgjë më shumë se sa gjepura.

Këto komente Delawie i ka bërë në intervistën që pritet të transmetohet sonte në Rubikon me Adriatik Kelmendin.

Kelmendi ka treguar se çfarë pyetje i ka parashtuar ambasadorit amerikan që lidhen me demarkacionin.

Sidoqoftë, kjo nuk është hera e parë që ndërkombëtarët kanë kërkuar që të votohet Demarkacioni me Malin e Zi.

At vazhdimisht kanë bërë thirrje që të ecet tutje me proceset që janë të rëndësishme për vendin. Demarkacionin me Malin e Zi është kusht që Kosovës t'i liberalizohen vizat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat