Reagon Rugova: Logjika e asfaltit dominon në këtë buxhet

Aktuale

Reagon Rugova: Logjika e asfaltit dominon në këtë buxhet

Nga: Nebi Ajeti Më: 5 dhjetor 2017 Në ora: 17:57
Naser Rugova

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Naser Rugova ka reaguar kundër buxhetit që po debatohet aktualisht në Kuvend

Sipas Rugovës ka shume të meta në ketë projekt buxhet

“Gjithmonë e më shumë vërehet një logjike lokaliste, ndarje sipas bastioneve, logjikë e asfaltit e jo një mendësi e një koncepti zhvillimor, për një perspektivë më të mirë të vendit. Ky projekt buxhet nuk fokusohet në kryeqytet si qendër diplomatike dhe kulturore, ku vëmendja është më e madhe në këtë vend”, ka thënë ai.

Rugova, po ashtu nuk u pajtua edhe me mos përfshirjen e rrugëve Pejë-Majë e Zezë e që lidhet me Bjeshkët e Rugovës, ku buxheti për këtë aks është zvogëluar dukshëm.

“Me më shumë se 20 ministra,67 zv.ministra kjo  qeveri do të duhej të hynte në librin Guiness”,  ka thënë Rugova.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat