Zëvendësministrat marrin pagë edhe nëse shkarkohen

Aktuale

Zëvendësministrat marrin pagë edhe nëse shkarkohen

Më: 5 dhjetor 2017 Në ora: 18:38
Qeveria PANA-Lista serbe

?Drejtori i Institutit GAP, Agron Demi ka shkruar se zëvendësministrat edhe nëse shkarkohen, kanë të drejtë të marrin 70% të pagës edhe për një vit.

Sipas tij, kryeministri mund të emërojë e shkarkojë zëvendësministra çdo ditë, e prapë ata do të marrin nga një pagë prej 500 euro në 12 muaj të plotë.

Demi ka thënë se patriotizëm sipas tij është edhe me ruajt paranë publike.

Lexoni postimin e tij në facebook:

Zëvendësministri i shkarkuar sot ka të drejtë të marr 70% të pagës edhe për një vit, ani pse nuk e ka mbush asnjë muaj në postin prej të cilit u shkarku. Kryeministri mundet me i emëru e shkarku zëvendësministrat çdo ditë, e me jau nxerr nga një pagë prej 500 euro për 12 muaj të plotë.
Patriotizëm është edhe me e ruajtë paranë publike, jo vetëm me u marr me sporte të rënda.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat