Flasin prindërit e Aulon Zekës, kërkojnë drejtësi

Aktuale

Flasin prindërit e Aulon Zekës, kërkojnë drejtësi

Më: 5 dhjetor 2017 Në ora: 20:52
Aulon Zeka

Nesër do të mbahet seanca e parë në rastin e gjykimit për vrasjen e 16-vjeçarit Aulon Zeka.

Një ditë para se të mbahet seanca e parë ndaj të akuzuarve për vrasjen e 16 vjeçarit prindërit e viktimës po kërkojnë drejtësi.

“Këtu duhet me kallxu vetën edhe gjykata që me qenë rast i fundit që me u shqiptu dënimi i meritum megjithëse për të mitur është shumë problem”, tha babai i Aulonit, Afrim Zeka.

Edhe pse bëhet fjalë për vrasje të rëndë me paramendim dy të miturit G.H. 16 vjet dhe R.G. 15 vjeçare do të gjykohen me ligjin për të mitur.

“Ligji për të mitur dënimin maksimal e parsheh diku deri në 10 vite”, tregoi Skender Musa, avokat i familjes Zeka.

Aulon Zeka u vra në shtator të këtij viti në Prishtinë, ndërsa pas vrasjes si të dyshuar u arrestuan dy persona të cilëve më pas iu caktua paraburgimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat