Eksperti i sigurisë jep alarmin: Mungesa e KFOR-it shkakton trazira në Ballkan

Aktuale

Eksperti i sigurisë jep alarmin: Mungesa e KFOR-it shkakton trazira në Ballkan

H.Orana Nga H.Orana Më 5 dhjetor 2017 Në ora: 21:36
Fadil Kajtazi

Kohë më parë amabasadori amerikan, Greg Delawie, deklaroi se KFOR-i do të jetë i pranishëm derisa Kosova të jetë e gatshme të vetëmbrohet.

Kësisoj, derisa Kosova ende nuk ka as ushtrinë e saj, KFOR-i do të vazhdoj të jetë garantues i sigurisë në Kosovë.

Eksperti i sigurisë, Fadil Kajtazi thekson se mungesa e KFOR-it në Ballkan do të shkaktonte trazira dhe kaos, pasi egot serbe nuk janë shuar ende.

 “KFOR, ose më mirë të themi SHBA përmes KFOR- it, garanton sovranitetin e Republikës së Kosovës. Mungesa e pranisë amerikane në Kosovë do të shkaktonte kaos në Ballkan, pasi ende nuk kanë pushuar egot hegjemoniste serbe. Pjesa më e madhe e korpusit politik serb i përket vijës luftë-nxitëse në të viteve të nëntëdhjeta në ish Jugosllavi. Kjo garniturë ishte kreatore e krimeve të llahtarshme që u bënë në popullatën jo serbe në hapësirat e ish Jugosllavisë. Kjo garniturë ende nuk është penduar dhe nuk ka kërkuar falje për krimet e bëra. Kjo garniturë së bashku me Kishën Ortodokse Serbe vazhdojnë të prodhojnë shovenizëm në drejtim të shqiptarëve dhe kjo garniturë duke filluar që nga presidenti serb, qeveria, kisha, rrjedhimisht janë të kriminalizuar”, thekson eksperti Kajtazi./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat