Lajçi: Marrëveshja për Demarkacionin do të duhej të rrëzohej më herët nga Kuvendi

Aktuale

Lajçi: Marrëveshja për Demarkacionin do të duhej të rrëzohej më herët nga Kuvendi

Më: 5 dhjetor 2017 Në ora: 23:15
Ali Lajçi

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Ali Lajçi, ka theksuar se për çështjen e Demarkacionit, mund të ketë “fërkime” në mes Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Ai në emisionin “Debat D Plus”, ka thënë se është e natyrshme të ketë mospajtime në mes këtyre dy partive.

“Ditëve në vijim do të ketë një qasje që demarkacioni të merr fund. Ky version do të duhej të dërgohej në Kuvend dhe të rrëzohej – në legjislaturën e kaluar – nëpërmjet votës së deputetëve. Kishte lojëra të ndryshme, sepse tentohej të dërgohej në Kuvend dhe tërhiqej, sepse nuk ishin votat e nevojshme”, ka shtuar Lajçi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat